Arsyeja zyrtare për sekuestrimin e aseteve të tre bankave është se ato u tërhoqën nga financimi i një fabrike të përpunimit të gazit në portin rus të Ust-Luga në Detin Baltik.
Sipas dokumenteve të gjykatës në Shën Petersburg, Deutsche Bank po i hiqen letrat me vlerë, pasuritë e paluajtshme dhe asetet me vlerë deri në 238 milionë euro, duke përfshirë pronën e bankës dhe degën e saj në Rusi. Ndërsa “Kommertsbank” i është sekuestruar pasuria me vlerë 93.7 milionë euro, letra me vlerë dhe godina e bankës në qendër të Moskës.
Ndërsa “UniCredit” i është sekuestruar pasuria në vlerën 463 milionë euro. Fabrika e përpunimit të gazit nuk u ndërtua për shkak të sanksioneve perëndimore kundër Rusisë të vendosura për shkak të luftës kundër Ukrainës. Në përgjigje të sanksioneve, Rusia sekuestroi asetet e një numri kompanish perëndimore dhe instaloi një menaxhim të ri në filialet ruse.
Kompanitë që tërhiqen nga Rusia janë të detyruara të shesin projektet e tyre të biznesit kompanive ruse me çmime drastike të ulëta. Shpesh vetëm një rubla paguhet simbolikisht për to.