Toshkovski: Është privuar nga liria një analist i lartë në SPB Shkup, është kapur me mbi 10 mijë euro nga mashtrimi i kryer
Ministri teknik i Punëve të Brendshme, Pançe Toshkovski sot në mëngjes, përmes profilit të tij në Fejsbuk, informoi se një person i autorizuar zyrtar, i punësuar në MPB, është kapur në vend-ngjarje me mbi 10 mijë euro nga vepra e kryer penale – “mashtrim”.
Ministri thekson se i dyshuari I.M ka qenë punonjës në SPB Shkup dhe është provuar nga liria.
“Nga Departamenti për Kontroll të Brendshëm kishte procedurë e nisur nga tre persona të dëmtuar se më 17.05.2024, personi në fjalë është kapur duke marrë 12.500 euro ryshfet”, shprehet Toshkovski.
Ai shton se janë kontrolluar edhe hapësirat në zyrë nga ku është parë dokumentacioni voluminoz nga lloje të ndryshme të dokumenteve.
“Gjatë kontrollit në shtëpinë e I.M që ndodhet në Komunën e Sarajit, është gjetur edhe armë nga ku vshtë njoftuar edhe Departamenti për Tregti Ilegale me Armë pranë SPB Shkup”, u shpreh Toshkovski.