Tentativë për sulm fizik ndaj Kacarskës, ndalohet një burrë 57 vjeçar

Pas krevatit të improvizuar dhe thikës së kuzhinës në një garazh nëntokësor në Qendër, kërcënim i ri për kryetaren e Gjykatës Kushtetuese, Dobrila Kacarska. Një burrë 57 vjeçar nga Bogdanci ka dashur të sulmojë fizikisht kryetaren e Gjykatës Kushtetuese dje pasdite në qendrën tregtare Ramstor, e cila ishte e ulur me një shoqe të saj. Ai i është kërcënuar me fjalët do të përgjigjesh, do të përgjigjesh.

Kur sigurimi ka vlerësuar se ekzistonte rreziku i një sulmi të drejtpërdrejtë fizik, e larguan menjëherë personin dhe lajmëruan policinë, pas çka dërgua në stacion. Policia ka konfirmuar se personi nga Bogdanci është arrestuar dhe do të përgjigjet për rrezikim të sigurisë.