Pas përfundimit të zgjedhjeve paralmentare ku VLEN humbi zgjedhjet me një difernecë prej 30 mijë votash, kanë nisur edhe përplasjet e para në koalicionin mes liderëve.
Siç mëson portali TS nga burime brenda VLEN-it, kandidati i Lëvizjes Vetëvendosje, Bekim Qoku i cili është bërë deputet nga zona 6, nuk ia ka hapur telefonin ish kandidatit për president, Arben Taravarit, pasi ky i fundit bëri fotografi me kreun e VMRO-së Hristjan Mickovskin një ditë para zgjedhjeve.
Nga burimet e sigurta të VLEN-it për TS, thonë se kjo përplasje mes Bekim Qokut dhe Arben Taravarit mund të jetë edhe distancim i VV-së që Qoku mos të përfshihet në qeverinë e re me VMRO-në nacionaliste siç e quajnë nga VV-ja e Kosovës.
Pjesëmarrja e VV-së me Bekim Qokun në zgjedhjet në Maqedoninë e Veriut, reflektoi negativisht në imazhin e Albin Kurtit dhe të Kosovës, që mund të faturohet direkt në zgjedhjet e ardhshme të Kosovës dhe tek faktori ndërkombëbtarë.
Edhe kreu i Kuvendit të Kosovoës, Glauk Konjufca për TS një ditë para zgjedhjve foli hapur se nuk e mbështet asesi votimin e presidentes, Gordana Siljanovska – Davkova për shkak të retorikës së saj kundër shqiptarëve.
Nëse VLEN mund të jetë pjesë e qeverisë së re me Mickovskin, siç mëson TS, Albin Kurti do ta tërheq Bekim Qokun nga koalicioni, ku ai do të vazhdojë të jetë deputet i pavarur për të mbrojtur interesat e shqiptarëve në Kuvend, por asesi për tu bërë pjesë e qeverisë me VMRO-në.
Duhet thekësuar se pas humbjes së thellë të VLEN-it mes Frontit Europian, 13 me 19 deputet, katër liderët e VLEN-it, Bilall Kasami, Afrim Gashi, Izet Mexhiti dhe Arben Taravari festuan humbjen si fitore, që më shumë festuan fitoren e VMRO-së dhe duke harruar Albin Kurtin, por mungonte Bekim Qoku, që le përshtypjet e para se vetëm ka filluar distancimi i tij nga koalicioni.
Ndryshe lideri i VMRO-së, Hristjan Mickoovski në intervistën e tij të fundit për Kanal5, u shpreh se do të bisedojë me të gjithë partitë politike shqiptare edhe me BDI-në për formimin e qeverisë së re, por pa ultimatume./TS/