Ka përfunduar në Romë turneu Masters, evendi i fundit i madh që i paraprin grand slam të Roland Garros, që nis pas një jave në Paris. Për femra, ky turne u fitua nga tenistja polake Iga Swiatek, numri 1 në botë.
Në finale, ajo mundi 2-0 (6-2, 6-3) numrin 2 në botë, bjellorusen Aryna Sabalenka, në një duel pa shumë histori. Për polaken ky është triumfi i tretë në Romë pas atyre në vitet 2021 e 2022, titulli nr.21 në karierë.
Swiatek e ka mundur 8 herë në 11 përballje Sabalenka, duke konfirmuar se është më superior. Jo vetëm kaq, por polakja i ka fituar tetë finalen e fundit ku ka luajtur, duke qenë pretendtja kryesore për Roland Garros.
Për meshkuj, tenisti gjerman Alexander Zverev, mundi po 2-0 në finale kilianin Nicolas Jerry (6-4, 7-5). Ky është suksesi i dytë për Zverev, aktualisht numri 4 në botë, në këtë turne të fushave me dhè pas atij në vitin 2017