Taravari nga Tetova: Ndryshimi historik do të mbahet mend si Revolucioni i Dritave

“Me besë premtoj se unë dhe të gjithë prijësit e VLEN-it, kur të bëjmë Qeverinë, do të vrapojmë edhe më fort se në fushatë”, ky ishte premtimi i parë publik që Arben Taravari e bëri në tubimin madhështor në Tetovë, duke shtuar se pas 8 majit ata nuk do të rehatohen në lëkurat e kolltuqeve, por do të punojnë edhe më fort për të gjithë. Taravari theksoi se edhe pse kishte shumë oferta nga Ali Ahmeti, ai zgjodhi të jetë me popullin.

“Nuk dua ta zgjas. Kjo fushatë ishte një përvojë e paharrueshme për mua!
Gjeta shokë dhe ekip si VLENI, pashë edhe tradhti nga disa që ashtu si çdo tradhtar ju mbetet vetëm hija e vet, por gjeta shumë besë e burrni tek shumica! Unë pata shumë oferta nga Ali Ahmeti, oferta që si u pa ca të partisë time nuk i rezistuan dot…po unë zgjodha të jem ju. Jam krenar që e kam bërë këtë zgjedhje dhe na qoftë Fitorja Gëzuar!” theksoi Taravari.

Taravari i bindur për fitore tha se Ndryshimi Historik do mbahet mend si Revolucioni i Dritave.

“Tani, gjithçka ka nisur me ca drita celularësh, të cilat ndriçuan edhe atëherë ku regjimi bërtiste se ja fik dritat popullit…këto drita rezistuan…u shtuan dhe sot janë shkëlqim lirie që kanë çuar një shtet në këmbë! Tani ftoj në skenë kolegët e mi të VLENit dhe dua që të gjithë bashkë të bëjmë foto me dritat tuaja dhe le ta dinë të gjithë se ky Ndryshim Historik do mbahet mend si Revolucioni i Dritave. Zoti Ju Bekoftë!” përfundoi Taravari para mijëra qytetarëve në Tetovë.
Ndryshimi historik do të mbahet mend si Revolucioni i Dritave

“Me besë premtoj se unë dhe të gjithë prijësit e VLEN-it, kur të bëjmë Qeverinë, do të vrapojmë edhe më fort se në fushatë”, ky ishte premtimi i parë publik që Arben Taravari e bëri në tubimin madhështor në Tetovë, duke shtuar se pas 8 majit ata nuk do të rehatohen në lëkurat e kolltuqeve, por do të punojnë edhe më fort për të gjithë. Taravari theksoi se edhe pse kishte shumë oferta nga Ali Ahmeti, ai zgjodhi të jetë me popullin.

“Nuk dua ta zgjas. Kjo fushatë ishte një përvojë e paharrueshme për mua!
Gjeta shokë dhe ekip si VLENI, pashë edhe tradhëti nga disa që ashtu si çdo tradhëtar ju mbetet vetëm hija e vet, por gjeta shumë besë e burrni tek shumica! Unë pata shumë oferta nga Ali Ahmeti, oferta që si u pa ca të partisë time nuk i rezistuan dot…po unë zgjodha të jem ju. Jam krenar që e kam bërë këtë zgjedhje dhe na qoftë Fitorja Gëzuar!” theksoi Taravari.