Suedia forcon masat e sigurisë për Festivalin Europian

Suedia ka marrë të gjitha masat e sigurisë për të garantuar mbarëvajtjen e Festivalit Europian 2024, në qytetin Malmo.

Masa të shtuara sigurie nga e gjithë Suedia janë zhvendosur në qytetin e tretë më të madh suedez. Si pjesë e bashkëpunimit, janë angazhuar edhe forca dy vendet fqinje, Danimarka dhe Finlanda.

Demonstrata të mëdha janë paralajmëruar të mbahen gjatë Festivalit Europian, për shkak të ankesave në lidhje me pjesëmarrjen e Izraelit, teksa ky vend ka bombarduar Gazën për shkak të luftës kundër Hamasit.

Policia suedeze dhe organizatorët thonë se i kanë marrë të gjitha masat dhe janë të përgatitur mirë për këtë event muzikor.

Eurovision mbahet në Suedi pasi është vendi fitues i edicionit të kaluar me këngën Tattoo të artistes Loren.

Gjysmëfinalja e festivalit është të martën, ndërsa finalja ditën e enjte. Rreth 100 mijë vizitorë pritet të mbushin rrugët e qytetit Malmo.

Shefja e policisë së Malmo tha se siguria është rritur në nivelin 4 nga 5.