Rajoni verior francez i Aisne ka pësuar rrëshqitje të mëdha dheu pas një periudhe me reshje të dendura shiu midis 1 dhe 2 majit.
Bëhet e ditur se veçanërisht nga reshjet është prekur qyteti i Courmelles ku nga rrëshqitjet e dheut ka mbetur e vdekur një grua 57 vjeçare.
I plagosur ka mbetur edhe partneri i saj i cili është dërguar në spital, shkruan euronews.
Raportohet se kryebashkiaku i Courmelles ka ngritur një qendër për të ndihmuar të prekurit nga ngjarja dhe ka paralajmëruar qytetarët të marrin masa mbrojtëse.
Në përpjekjet për kërkim-shpëtim në atë zonë kanë marrë pjesë 56 zjarrfikës.
Ndryshe, moti i ligë e ka kapluar edhe Parisin ku për shkak të stuhive janë devijuar rreth 40 fluturime.
Gjithashtu, të prekur nga stuhitë e fuqishme dhe breshëri janë edhe rajoni i Chablis ku raportohet për dëme të konsiderueshme në vreshta.
⚫️ Communiqué de presse – Coulée de boue suite à un épisode orageux sur la commune de Courmelleshttps://t.co/O6d0R6El94 pic.twitter.com/oOFKsHWINu
— Préfet de l’Aisne (@Prefet02) May 2, 2024