Edhe pse duhej të vazhdonin sot bisedimet mes grupeve të punës mes VLEN-it dhe VMRO-DPMNE-së, megjithatë, këto bisedime nuk do të zhvillohen gjatë kësaj dite.
Nga koalicioni VLEN për TV SHENJA, kanë njoftuar se pritet që të caktohet nga një përfaqësues nga partitë e koalicionit e që do jenë pjesë e grupit punues, fillimisht për të përputhur programet zgjedhore dhe më pas për të arritur edhe marrëveshje përfundimtare për formimin e qeverisë së re.
“Për momentin pritet të caktohet nga një përfaqësues prej partive të koalicionit po ashtu edhe nga VMRO-DPMNE dhe më pas të bisedohet për përputhjen e programeve. Gjithsesi pritet që në ditët në vazhdim të mbahen takimet e punës dhe të arrihet marrëveshja për qeverinë e re”,
Kujtojmë se të shtunën ishte takimi i parë mes dy koalicioneve, ndërsa u deklaruar se gjërat për formimin e qeverisë së re po ecin në drejtimin e duhur.