Sot kujtohet Luan Haradinaj në 27-vjetorin e rënies së tij

Sot janë bërë 27 vjet që prej rënies së dëshmorit të kombit, Luan Haradinajt.

Ramush Haradinaj, kryetar i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, njëherësh vëllai i dëshmorit, do të bëjë homazh nga ora 11:00 në Kompleksin Memorial të Dukagjinit në Gllogjan të Deçanit.

Ndërkaq, nga ora 13:00 do të mbahet Akademi Përkujtimore për Haradinajn në kinoteatrin “Jusuf Gërvalla” në Pejë.