Presidentja Gordana Siljanovska Davkova sot do të ketë takim me shefin e delegacionit të Bashkimit Evropian në vend, ambasadorin Dejvid Gir.
Siç kumtuan nga kabineti presidencial, Siljanovska Davkovana sot do të presë edhe ambasadorin e Republikës së Italisë, Andrea Silvestri.
Gir dhe Silvestri pas zgjedhjeve presidenciale ia uruan Gordana Siljanovska-Davkovës fitoren, ndërsa gjithashtu morën pjesë në inaugurimin e saj në Kuvend.
Në mesazhin e urimit për Siljanovska-Davkovën, Gir shprehu pritjet “për bashkëpunim të ngushtë për të ardhmen evropiane të vendit”.
Silvestri, nga ana tjetër, përveç atij personal, ka përcjellë edhe urimin e presidentit italian Serxho Matarela, ku theksohet “anëtarësim i përbashkët në NATO dhe bashkëpunimi intensiv që bashkon Italinë dhe Maqedoninë e Veriut, si dhe shpresë që vendi do të vazhdojë në rrugën e tij drejt anëtarësimit në Bashkimin Evropian me angazhim të ripërtërirë nga të gjitha institucionet kombëtare”.