“Kampionët ngelen kampionë nga Tetova deri në Manastir në të gjitha komunat, jemi fitues të garave regjionale në futboll të madh në kuadër të shkollave fillore “Shfk. B. Migjeni” nga Tetova duke përfaqësuar qytetin dhe komunën tonë” tha Hekuran Xheladini, drejtuesi i kësaj skuadre dhe njëkohësisht edhe trener plot suksese i portierëve te Shkëndija informon Tetovasot.Kjo qendër shkollore zhvilloi një super ndeshje të hënën në Qendrën Sportive në Tetovë duke qenë fitues përmes penalltive derisa rezultati më kohën e rregullt ishte 2:2 .Pjesë e këtij suksesi është edhe Bashkim Arifi ,njëherit edhe trener i grupmoshave te Shkëndija.
Xheladini tha se shpresojmë të vazhdojmë këtë seri suksesesh në finalen e madhe me shpresë që të shpallemi kampion shtetërorë që do të mbahet ditën e premte në Shkup.Tetovasot