SHBA i vjen sërish në ndihmë Ukrainës, bën gati paketën e re ushtarake prej 400 milionë dollarësh

Shtetet e Bashkuara po mbledhin një paketë ndihme ushtarake prej 400 milionë dollarësh për Ukrainën, ka thënë një zyrtar për agjencinë e lajmeve Reuters.

Duke folur në mënyrë anonime, zyrtari tha se ndihma përfshin artileri, municione antitank, automjete të blinduara dhe armë të vogla që mund të përdoren menjëherë në fushën e betejës.

Lëvizja sugjeron që SHBA po i kthehet ritmit të rregullt të furnizimit me armë në Ukrainë, pas miratimit të një faturë prej 60 miliardë dollarësh.