Sela: Nëse VLEN e do fenomenin e Rrahman Morinës e “shqiptarit të ndershëm” lë të shkojnë me VMRO’në
Ziadin Sela, lider i Aleancës për Shqiptarët është i ftuar të mërkurën në “Pressing” të T7, ku po flet për zgjedhjet parlamentare që do të mbahen në Maqedoninë e Veriut javën që vjen.
Sela me partinë e tij është në koalicionin e Frontit Evropian bashkë me Bashkimin Demokratik për Integrim të Ali Ahmetit. Në kampin shqiptar kundërshtar e kanë koalicionin VLEN.
Ai është pyetur se cilat do të jenë veprimet e Frontit Evropian nëse i fitojnë zgjedhjet, poqë ndodh koalicion VRMO-VLEN.
Sela ka thënë se ky koalicion nuk do të ndodh, sipas tij është nfuzion që VMRO ja jep VLEN-it.
Madje, një koalicion potencial të tillë ai e ka krahasuar me fenomenin e Rrahman Morinës, ku përdorej etiketa “shqiptar i ndershëm”.
“Nëse VLEN-i dëshiron të kthej fenomenin e shqiptarëve të ndershëm të Rrahman Morinës, le të shkoj në qeveri krahas VMRO-së në këto rrethana. Të drejtën për përfaqësim ta jep populli, e ne nuk mund të kthehemi mbi 30 vite prapa si në situatën me Kosovën në Ish-Jugosllavi. Ajo mënyrë e qeverisjes nuk ndodh, është thjeshtë një infuzion që VMRO ja jep VLEN-it që ndoshta opozita të nxjerr një deputetë më shumë”, ka thënë thënë Sela.