Sekretari i Jashtëm britanik: Kam kërkuar që KFOR-i të jetë më i fortë, më i guximshëm

Sekretari i Jashtëm britanik, David Cameron, ka raportuar në Dhomën e Lordëve.

Në këtë mbledhje temë diskutimi ishin raportet Izrael-Palestinë, por aty u fol edhe për situatën e sigurisë në Ballkanin Perëndimor.

Cameron foli edhe për Kosovën dhe Bosnjë dhe Hercegovinën.

Ai u pyet nga ish-sekretari i NATO-së, Lord George Robertson, rreth pranisë ushtarake në rajon.

Sekretari i Jashtëm britanik e përmendi vizitën që kishte pasur në Kosovë dhe takimet me KFOR-in.

“Isha në Kosovë dhe pata takime edhe me KFOR-in. Kur u ktheva nga atje unë e kam kontaktuar sekretarin e NATO-s, dhe i kam kërkuar që të bëjmë më shumë, që KFOR-i të jetë më i fortë dhe më i guximshëm”, tha ai.

Kryediplomati theksoi se roli i Mbretërisë së Bashkuar në rajonin e Ballkanit është që të flasë me të gjithë por se roli ushtarak i shtetit britanik është i fokusuar në KFOR.

Deklaratën e David Cameron e gjeni rreth minutës së 30-të.