Rrahje mes tre personave në Prishtinë, u përdor edhe arma

Tre persona janë rrahur mes vete në Prishtinë.

Policia njofton përmes raportit se në rast dyshohet se është përdorur edhe arma e zjarrit.

Dy prej tyre janë arrestuar e më pas janë liruar, ndërkohë një shtetas i Maqedonisë gjendet në kërkim policor.

“Është raportuar se pas një mosmarrëveshje janë përleshur në mes vete tre të dyshuar meshkuj, dy kosovarë dhe një shtetas i Maqedonisë së veriut. Dyshohet se nga njëri prej të dyshuarve është përdorur edhe arma e zjarrit. Dy të dyshuarit meshkuj kosovarë janë arrestuar dhe pas intervistimit me vendim të prokurorit janë liruar në procedurë të rregullt, kurse i dyshuari shtetas i Maqedonisë gjendet në kërkim policor”, bën të ditur policia, njofton Klankosova.tv