Rivotimi në Llërcë të Zhelinës deri në orën 13 kanë votuar 32,73 për qind të qytetarëve

Në vendvotimin e vetëm në kuadër të NJZ6, ku sot po zhvillohet rivotimi, deri në orën 13 kanë votuar 32,73 për qind të qytetarëve.

Në vendvotimin 2101 në fshatin Llërce, Komuna e Zhelinës, ku mundësi për votim kanë 993 persona, deri tani kanë votuar 325 votues.

Numri i përgjithshëm i votuesve në Komunën e Zhelinës është 25.199. Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve më 22 maj ka evidentuar se kanë votuar 48 për qind e të regjistruarve, gjegjësisht 479 persona, prej të cilëve nëntë fletëvotime ishin të pavlefshme.