Katër kandidatë shpresojnë për dy mandate deputetësh. Kështu thonë “matematikat” e partive politike pas vendimit të KSHZ-së që të ketë rivotime në shtatë vendvotime. Deri të premten më 17 maj, kur skadon afati për ankesa në Gjykatën Administrative, do të dihet nëse do të rivotohet në 7 vendvotime – 6 në Njësinë e Pestë dhe 1 në Njësinë e 6-të Zgjedhore.
Të drejtë vote, për herë të dytë në zgjedhjet parlamentare 2024, mund të kenë mbi 4.000 votues dhe votat e tyre mund ta ndryshojnë për dy deputetë renditjen e forcave në Parlament.
Më 8 maj, në shtatë vendvotimet e kontestuara, kishin votuar 2.584 votues.
Në Njësinë e 5-të Zgjedhore për VMRO-DPMNE-në kishin votuar 800 qytetarë, për LSDM-në 365, për Frontin Evropian – 367 dhe për VLEN – 315.
Në Zhelinë, ku janë të regjistruar 992 votues, më 8 maj votuan 479 qytetarë. VLEN fitoi 332 vota, Fronti Evropian – 134 kurse LSDM-ja 4 vota.
Ekzistojnë shumë kombinime se kush mund ta fitojë ose të humb një deputet, për shkak se dallimi është vetëm 100 vota.
Sipas llogarive partiake, më së shumti mund të humb BDI-ja, madje dy deputetë, kurse LSDM-ja mund të fitojë një mandat plus.
Sipas disa varianteve edhe VMRO-DPMNE mund të fitojë 1 deri 2 deputetë, por kjo do të varet nga Modeli i Dontit.
Në Njësinë e 5-të Zgjedhore kjo do të thotë se në vend të kandidatit të BDI-së, Ismail Jahoski, mund të zgjidhet Laze Jaqimoski I cili ka qenë I 11-ti në listën e kandidatëve të VMRO-DPMNE-së. Por, fitorja duhet të jetë me së paku 150 vota dallim. Për një mandat tepër shpresn edhe LSDM-ja, por në rivotimin eventual duhet të fitojë me epërsi me mbi 200 vota.
Në Njësinë e 6-të Zgjedhore, për një deputet më tepër shpresojnë edhe nga koalicioni VLEN. Sipas tyre, në vend të Fatmire Isakut nga Fronti Evropian mund të ulet Imërlije Saliu – Fetai e koalicionit VLEN.
Por, mandatet e VLEN-it do të zhvendosen edhe për një deputet. Kjo, për shkak se Kryetari I Komunës së Tetovës, Bilall Kasami, që ishte bartës në Njësinë e 6-të Zgjedhore, ka deklaruar se nuk do të tërhiqet nga funksioni i Kryebashkiakut.
Kjo do të tjotë se nëse realizohen planet e VLEN-it, në vend të Fatmire Isakut në Kuvend do të hyjë edhe Adnan Azizi.
Për vendin e Isakut pretendon edhe VMRO-DPMNE-ja për kandidatin e tyre Erdogan Saraç nga partia e turqve.
Sipas rezultateve aktuale të zgjedhjeve parlamentare – VMRO-DPMNE ka fituar 58 deputetë, Fronti Evropian – 19, LSDM – 18, VLEN – 13, kurse “Levica” dhe “Znam” nga 6 deputetë.