Real Madridi me ekip të dytë e “shkel” Granadan

Real Madridi ka shënuar fitore bindëse ndaj Granadas 0:4, në kuadër të javës së 35-të të La Ligas.

Carlo Ancelotti u dha hapësirë lojtarëve që kanë pasur pak minutazhë, por kjo nuk i ndali madrilenët të shkëlqejnë sërish.

Fran Garcia kaloi mysafirët në epërsi në minutën e 38-të të ndeshjes.
Arda Guler e dyfishoi epërsinë në minutën e dytë shtesë të pjesës së parë.

E në pjesën e dytë, Brahim Diaz shënoi edhe dy herë tjera për epilogun e këtij takimi.

Kjo fitore e çon në 90 pikë Real Madridin në pozitën e parë. “Los Blancos” veçse e kanë siguruar titullin e kampionit.

Në anën tjetër, Granada sot është përshëndetur nga La Liga dhe edicionin e ardhshëm do të garojë në kategorinë e dytë.