Rama njofton për hapjen e rrugës që lidh edhe më shumë dy shtetet shqiptare (FOTO)

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, njofton se është hapur rruga Dobrunë-Blinisht, Has në kufirin Kosovë-Shqipëri.

“Një angazhim i marrë gjatë mbledhjes së përbashkët mes Qeverisë Shqiptare dhe Qeverisë së Kosovës, që tashmë afron edhe më shumë dy vendet tona jo vetëm fizikisht por edhe ekonomikisht duke lehtësuar lëvizjen e qytetarëve në të dyja anët e kufirit, sidomos për gjashtë fshatrat e thellë Zapod, Kerstec, Pogaj, Gorozhup, Dobrune, Blinishte, të bashkive Has, Kukës si dhe Komunat e Prizrenit dhe Dragashit në Kosovë🤝”, shkroi ai në postimin e tij në Facebook.