Kryeministri Albin Kurti në Ditën Ndërkombëtare Kundër Homofobisë, Bifobisë, Interfobisë dhe Transfobisë ka thënë se është e rëndësishme që të drejtat dhe dinjitetit i njeriut të rrespektohen në mënyrë universale, shkruan Gazeta Express.
Ai tha se këto të drejta janë të rëndësishme të zbatohen si brenda ashtu edhe jashtë vendit.
“Në këtë Ditë Ndërkombëtare Kundër Homofobisë, Bifobisë, Interfobisë dhe Transfobisë, ne reflektojmë mbi progresin e bërë dhe njohim punën e rëndësishme që na pret për të siguruar që të drejtat dhe dinjiteti i njeriut të respektohen në mënyrë universale, si në vendin tonë ashtu edhe në mbarë botën”, ka shkruar Kurti në një postim në “Facebook”.
On this International Day Against Homophobia, Biphobia, Interphobia, and Transphobia, we reflect on the progress made and recognize the significant work that lies ahead to ensure that human rights and dignity are upheld universally, both in our country and around the world. pic.twitter.com/hP5phsezrO
— Albin Kurti (@albinkurti) May 17, 2024