Shkruan Dr Abdulah Ahmedi
Para pak kohe, Shqipëria dhe Italia nënshkruan një marrvëshje protokollare për migracionin. Në të vërtetë, ndër të tjera, mund të lexojmë se kjo marrëveshje parashikon që migrantët që do të kapën ose shpëtohen në det nga autoritetet italiane, mund të zbarkoheshin në qytetet shqiptare, në qendrat e refugjatëve në Shqipëri për të pritur përgjigjen e kërkesave të tyre për statusin e refugjatit-azilit.
Që në fillim, më duhet të theksoj se është e qartë se qeniet njerëzore e largojnë veten shpejt nga migrimi sapo të kenë forcë ose shpresë të rreme para syve të tyre. Meqë ra fjala, e njëjta gjë si duket edhe për vendet që posedojnë armë bërthamore, të cilat po kërcënojnë me qëllim të dekurajojnë vendet që janë distinuese të këtyre armëve! Nga ky këndvështrim, marrëveshja protokollare në mes Shqipërisë dhe Italisë për migracionin ngre sot një pyetje shumë interesante. A synon realisht kjo marveshje protokollare të mirëpresë migrantët e shpëtuar në detin italian, kërkesat për azil të të cilëve do të trajtohen jashtë Italisë, përkatësisht në qendrat e refugjatëve në Shqipëri (Shëngjin dhe Gjadër)?
Duke ditur që migrantët ndryshojnë trajektoret e tyre migratore sapo ka një forcë përpara tyre që i pengon ata të arijën në vendin e destinacionit. Me fjalë të tjera, migrantët nuk do të enkurajohen të marrin një rrezik të tillë për të mos arritur qëllimin e tyre do të thotë për të mos pasur sukses të arrijën në vendet e imigrimit, lexo (Bashkimi Evropian, Zvicër).
Pra, duket krejtësisht e mundur që qendrat e refugjatëve të ngritura nga qeveria shqiptare të mos luajnë një rol të denjë për emrin e saj që mbajnë, për të pritur migrantët ashtu siç duhet, përkundrazi do të luajnë një rol të dekurajimit ndaj migrantëve që ata të ndalojnë së shkuari drejt Europës! Si duket, kjo marveshje është një instrumet sa juridik po aq politik mes dy palve që shërben për të larguar ose dekorajuar një individ ose një grup që të mos shkojën drejt vendeve imigruese.
Prej kohësh e deri sot është se migrimi ka mbetur një çështje shumë komplekse në shoqërinë tonë, ky fenomen kërkon masa përkatëse të cilat së pari do të synojnë vendet e emigrimit. Vendet imigruese duhet të zbatojnë projekte që luftojnë varfërinë, stimulojnë investimet, reduktojnë papunësinë dhe inkurajojnë punësimin në vendet emigruese. Nga ana tjetër, është e nevojshme të eliminohen faktorët tërheqës si dhe faktorët sekundar në vendet e imigrimit. Përndryshe, një zgjidhje e pjesshme si marrëveshja dypalëshe në mes Shqipërisë dhe Italisë, e cila parashikon dy qendra refugjatësh, i ngjan një « arme bërthamore » për të pnguar/dekurajuar migrantët që të shkojnë drejt vendeve imiguese, jo më shumë se kaq. Një strategji e tillë të dy qeverive Rama-socialiste/Meloni-djathtiste si duket është e dënuar të dështojë.