Presidentja e Gjeorgjisë, e ka përdorur veton për të ashtuquajturin projektligj për agjentë të huaj që shënjestron mediat dhe organizatat joqeveritare, të cilat financohen prej qeverive të huaja.
Tash e sa javë banorët e Gjeorgjisë janë duke protestuar pasi konsiderojnë që ky ligj rrezikon rrugën e shtetit drejt integrimeve në Bashkimin Evropian. Ligji do t’iu kërkonte mediave dhe organizatave joqeveritare që të regjistrohen si “përmbushës të interesave të një fuqie të huaj”, nëse marrin më shumë se 20 për qind të fondeve prej jashtë.
Protestuesit kundër besojnë se dokumenti ka ngjashmëri me legjislacionin e përdorur prej presidentit rus, Vladimir Putin për t’i heshtur kundërshtarët në Rusi dhe për t’i mbyllur institucionet e pavarura. Prandaj shumë gjeorgjianë po i referohen masës si “ligji rus”. Presidentja ka thënë më herët gjatë javës se e konsideron këtë ligj si “të pranueshëm”.