Gjithsej 5000 nxënës nga 150 shkolla të vendit janë duke u testuar këto ditë për nevojat e studimit ndërkombëtar TIMSS. Siç informoi Biljana Mihajlovska, drejtoresha e Qendrës Shtetërore të Provimeve (QSHP), fëmijët i nënshtrohen provimeve në laptopë në pronësi të DIC, sepse ashtu e kërkojnë rregullat dhe sillen në shkollat ku bëhet testimi, shkruan agjencia e lajmeve Meta, transmeton gazeta KOHA.
“Vitin e kaluar kemi testuar edhe për TIMSS dhe këtë vit është studimi gjatësor, i cili aplikohet për të njëjtin kampion studentësh. Jemi duke i testuar nxënësit e klasës së pestë, të cilët janë testuar edhe në klasën e katërt vitin e kaluar dhe synimi është të shohim se sa përparim kanë bërë gjatë një viti shkollor. Rezultatet e vitit të kaluar do të jenë gati në fund të këtij viti”, thotë Mihajlovska për Meta.
Çdo ditë, punonjësit e QSHP-së testojnë fëmijët në pesë shkolla.