Pendarovski: Më 8 maj qytetarët duhet të dëshmojnë me vepër se janë pro revolucionit demokratik

“Më 8 maj maksimalisht do të duhet të mobilizohemi për të parandaluar kthimin e regjimit të VMRO-DPMNE-së në pushtet. Të mos lejojmë Maqedonia të hyjë në tunelin e errët të regjimit me numër dy.”. Kështu u tha qytetarëve të komunës Qendër, kandidati për president i koalicionit për ardhmëri evropiane i mbështetur nga LSDM-ja, Stevo Pendarovski. Sipas tij, më 8 maj qytetarët duhet të dëshmojnë me vepër se janë pro revolucionit demokratik të udhëhequr nga LSDM-ja, duke e dhënë votën e tyre për ta, revolucion, i cili do të mundësojë të ardhme të sigurt evropiane, tha Pendarovski. Adresoi kritika për kundërkandidaten Siljanovska Davkova dhe VMRO-DPMNE-në.

“Megjithatë keni kujdes, çdo ikje e juaja prej kualifikimit se këto do të jenë zgjedhje historike, mirëpo mund të jenë kthesë sepse shoqëria nga ana tjetër ofron koncept i cili na kthen prapa, ku sërish do të ketë etablim të dy kategorive të qytetarëve. Anëtarësia e tyre dhe të gjithë ne të tjerët.”, – deklaroi kandidati për president – LSDM, Stevo Pendarovski.

Në ndërkohë kryetari i LSDM-së, Dimitar Kovaçevski, vazhdoi fushatën parlamentare në qytetin e Radovishit, ku prezantoi synimin e tij strategjik për ta parë vendin plotësisht të integruar në familjen e madhe evropiane. Në këto zgjedhje nuk vendoset kush do të udhëheqë me shtetin, por vendoset edhe se nga do të shkojë shteti ynë. A do të vazhdojë të hapërojë drejt rrugës evropiane ose të gjithë ne sërish do të mbesim peng të një shteti autoritar e udhëhequr nga pallati i bardhë kriminel, tha Kovaçevski, në tubimin e mbrëmshëm në këtë qytet. Kovaçevski ftoi qytetarët që më 8 maj pa kurrfarë hamendje të votojnë LSDM-në dhe Pendarovskin, sepse vetëm në këtë mënyrë mund të arrihet realisht anëtarësimi në BE, të ndodhë ndryshimi real dhe thelbësor për të pasur një jetë më të mirë për të gjithë.

“Nuk heqim dorë nga rregullat evropiane. Maqedonia duhet të prosperojë. Të gjithë ne që jemi po luftojmë dhe dëshirojmë që ta shohim Maqedoninë e barabartë në BE. Për shkak të këtij besimi që e kemi 33 vite nga themelimi i partisë sonë, LSDM-ja tregon se është partia më e fuqishme.”, – theksoi kryetari i LSDM-së, Dimitar Kovaçevski.

Bartësi i listës në njësinë e katërt zgjedhore të LSDM-së, Venko Filipçe, tha se LSDM-ja është parti e cila di të ripërtërihet, të rritet dhe sërish të fitojë. Pranoi se më 8 maj LSDM-ja gjendet para sfidës më të madhe që nga themelimi i saj. Pranoi se rezultati i zgjedhjeve të 24 prillit është nën të gjitha pritjeve të mundshme, por pavarësisht kësaj, Filipçe u shpreh i bindur se me mobilizim masovik të qytetarëve do të mund të fitojë koncepti i LSDM-së.

“Jemi para një momenti vendimtar për të ardhmen e vendit dhe të LSDM-së. Sfida para nesh është një sfidë e madhe, pas rezultateve të 24 prillit na pret një detyrë e vështirë për t’i përmirësuar gjërat. E vështirë, por jo edhe një detyrë e pamundur të cilën mund ta realizojmë po që se bashkohemi.”, – u shpreh bartësi i listës në njësinë e 4-të zgjedhore – LSDM, Venko Filipçe.

Nëherit Filipçe u sqaroi qytetarëve se vota e dhënë për partinë “E di” e Maksim Dimitrievskit, sipas tij është votë e dhënë për VMRO-DPMNE-në, andaj u kërkoi qytetarëve që ditën e zgjedhjeve të mos e kenë këtë huti. Në tubimin e mbrëmshëm në Radovish, LSDM-ja ka prezantuar të gjithë kandidatët për deputetë në njësinë e katërt zgjedhore.

Koalicioni “Për Ardhmëri Evropiane”, i udhëhequr nga LSDM-ja vazhdon me fushatën parlamentare me moton “Nuk heqim dorë nga e ardhmja”, ndërsa kandidati i koalicionit “Për Ardhmëri Evropiane” të udhëhequr nga LSDM, Stevo Pendarovski, me rastin e festës ortodokse, pashkët, sonte do të vizitojë disa objekte fetare në Shkup. Sipas shtabit të tij parashikohet Pendarovski të bëjë disa donacione, ndërsa gjatë ditës së nesërme, Pendarovski më hollësisht do t’ua prezantojë programin dhe ofertën e tij presidenciale për pesë vitet e ardhshme banorëve të Gostivarit.

Motoja e Pendarovskit në zgjedhjet e 7-ta presidenciale është “Presidenit ynë”, ndërsa një ndër shtyllat kryesore të platformës së tij është hapërimi i vendit në rrugën eurointegruese, marrëdhëniet e mira fqinjësore dhe ndëretnike dhe premtimi se do te jetë president i të gjithëve. Përveç kësaj, po që se fiton besimin e qytetarëve ai është zotuar se do të punojë për të arritur konsensus politik mes liderëve politik për ndryshimet e nevojshme kushtetuese që të gjithë së bashku të punojnë për të ndjekur kursin eurointegrues të vendit.