PDK-ja pranon ftesën e Kurtit për takim

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi ka pranuar ftesësn e kryeminsitrit Albin Kurti për një takim pune, ditën e hëne.

Këtë e ka konfirmuar për Klankosova.tv zëdhënsi i PDK-së, Faton Abdullahu.

Abdullahu, thekson se qëndrimi i PDK-së është i qartë, sipas tij, rrugëdalja e vetme janë zgjedhjet e parakohshme parlamentare.

“Partia Demokratike e Kosovës ka pranuar ftesën e Kryeministrit Albin Kurti për një takim pune, për të hënën dhe mund ta konfirmoj që Kryetari Memli Krasniqi do të marrë pjesë në këtë takim”, shkroi Abdullahu.

“Qëndrimi ynë si PDK është i qartë dhe konsistent – Kosova është në krizë në çdo fushë dhe rrugëdalje e vetme janë zgjedhjet e parakohshme parlamentare, të cilat duhet të mbahen sa më parë. Prandaj edhe pjesëmarrja e Kryetarit Krasniqi në këtë takim do të jenë në funksion të diskutimit për mundësinë e caktimit të datës për zgjedhje të reja”.