Pati mundësi të bëhej mbrojtësi i parë në histori që shënon hat-trik, Gvardiol tregon pse nuk e gjuajti penalltinë

Manchester City ka regjistruar fitoren e radhës për të vazhduar garën e fortë për titullin e kampionit në Angli.

Skuadra e drejtuar nga Pep Guardiola triumfoi sot në udhëtim ndaj Fulhamit, në ndeshjen e vlefshme për javën e 37-të në Premierligë.

Përballja në “Craven Cottage” përfundoi me rezultatin e thellë 0:4.

Dy gola i shënoi mbrojtësi Josko Gvardiol, i cili refuzoi mundësinë për hat-trik, duke ia lënë penalltinë Julian Alvarezit.

Ai do të ishte bërë mbrojtësi i parë në histori që shënon hat-trik.

“Dy gola të tjerë për mua dhe sigurisht një tjetër portë e pastër. Vërtet i lumtur. Ne kemi diskutuar për mua që të ekzekutoj penalltinë, dhe sigurisht që do të kisha dashur, por ne kemi një sulmues dhe ai i gjuan ato. Në fund Julian hyri në lojë dhe ai ia doli për të shënuar golin”, tha Alvarez.