Presidentja e Kosovës Vjosa Osmani, e ka kujtuar 25 vjetorin e Masakrës së Korishës.
Nga akti gjenocidal serb u vranë 77 gra, burra, pleq, në mesin e cilëve 14 fëmijë nga fshatrat: Korishë, Budakovë, Bllacë, Reshtan, Mushtisht dhe Grejkoc.
Osmani tha se “barbaria e regjimit kriminal u manifestua ndaj të gjithë shqiptarëve pa dallim moshe, ngase i vetmi qëllim ishte shfarosja”.
“Plagët e mizorive sikurse kjo në Korishë, na sjellin në vëmendje çmimin e lartë të lirisë, ndaj angazhimi për drejtësi nuk do të ndalojë asnjëherë”, tha Osmani.
“Qoftë i përhershëm kujtimi dhe nderimi për të gjithë të rënët për liri!”.