Nga dita e enjte arrinë pluhuri Saharian dhe shiu me baltë, më pas temperaturat rreth 30°C

Masat më të ftohta ajrore që kanë përfshirë vendin, nga dita e enjte do të fillojnë të largohen gradualisht nga rajoni ynë, duke u lënë vendin masave të ngrohta. Megjithatë, nuk pritet stabilizim i plotë dhe afatgjatë.

Kështu, këto masa më të ngrohta do të vijnë nga Afrika Veriore, duke bartur me vete edhe koncentrime të larta të pluhurit Saharian, të cilat në kombinim me reshjet e shiut, do të përzihen edhe me baltë.

Nga dita e premte priten intervale më të gjata me diell, përderisa pritet edhe ngritje e ndjeshme e temperaturave, rreth 30°C në Rrafshin e Dukagjinit./Meteo