Nëna dhe tre fëmijët dyshohet se u mbytën në lumin Buna në Shkodër

Policia shqiptare njoftoi se për shkak të dhunës së ushtruar nga babai, një vajzë nëntë vjeçe në qytetin e Shkodrës dyshohet se u vetëvra. Po ashtu, dyshohet se janë vetëmbytur edhe nëna me dy fëmijët e tjerë të moshës tetë dhe tre vjeç. Trupi i pajetë i vajzës 9-vjeçare u gjet mbrëmjen e së shtunës në lumin Buna. Ekipet e kërkim-shpëtimit po vazhdojnë kërkimin në lumin Buna për gjetjen e nënës dhe dy fëmijëve të tjerë.

Më 2 maj, nëna me tre fëmijët e saj ishte larguar nga shtëpia dhe një ditë më pas bashkëshorti i saj kishte denoncuar për zhdukjen e tyre në policinë shqiptare. Policia shqiptare ka arrestuar 31-vjeçarin nën dyshime për dhunë të ushtruar ndaj bashkëshortes dhe tre fëmijëve të tyre dhe për shkak të vetëvrasjes së vajzës 9 vjeçe, që dyshohet se u nxit si pasojë e dhunës. I arrestuari ka të kaluar kriminale, pasi më herët ishte dënuar për kultivim të bimëve narkotike.