Në Llërc të Zhelinës, deri në ora 11 kanë votuar 20,64 për qind e qytetarëve

Në vendvotimin e vetëm në kuadër të NJZ6 ku sot po rivotohet për shkak të anulimit të votimit të 8 majit, deri në orën 11:00 kanë votuar 20,64 për qind e qytetarëve.

Në vendvotimin 2101 në fshatin Llarcë të Komunës së Zhelinës, ku mund të votojnë 993 persona, deri më tani kanë votuar 205 persona.

Numri i përgjithshëm i votuesve në Komunën e Zhelinës është 25.199. Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve konstatoi se në zgjedhjet e 22 majit votuan 48 për qind e votuesve të regjistruar, përkatësisht 479 persona, nëntë prej të cilëve kishin fletëvotim të pavlefshme.