DITA BOTËRORE E FËMIJËVE TË ZHDUKUR
“Amber Alert Europe” nis fushatën nëpër gjithë Evropën me këshilla se si të veprohet në rastet me zhdukjen e fëmijëve. Fushata “Kontrollini, mendoni, denonconi” do të jetë aktive në 16 vende dhe në 14 gjuhë me rastin e Ditës Botërore të Fëmijëve të Zhdukur.
Për Ditën Botërore të Fëmijëve të Zhdukur “Ambert Alert Europe” – Qendra evropiane për fëmijë të zhdukur nisi me fushatën “Kontrolloni, Mendoni, Denonconi”. Kjo nismë që u dedikohet prindërve dhe kujdestarëve mundëson këshilla gjithëpërfshirëse “hap pas hapi” se si të veprohet në raste të zhdukjes së fëmijëve.
Brenda vitit, mijëra familje nëpër botë përjeojnë traumën e fëmijës së zhdukur. Në kësi momentesh, informimi për hapat që duhet të ndërmerren, është shumë i nevojshëm.
“Për çdo vit, 300.000 fëmijë zhduken në Evropë. Fushata “Kontrolloni. Mendoni. Denonconi” paraqet një kthesë kyçe në përpjekjet tona të përhershme që t`i mbrojmë fëmijtë dhe t`i mbështesim familjet në situate të këtilla të krizave” – tha Frenk Hoen, Amber Alert Europe.
Fushata do të nis bashkërisht në 16 vende dhe në 14 gjuhë. Bartës do të jenë MPB-të, Policitë dhe OJQ-të që kujdesen për mbrojtjen e fëmijëve.
Fushata do të zhvillohet në Maqedoni të Veriut, Shqipëri, Austri, Belgjikë, Bosnjë e Hercegovinë, Kroaci, Çeki, Itali, Lituani, Maltë, Holandë, Poloni, Portugali, Slloveni, Spanjë dhe Mbretërinë e Bashkuar.