Ministria e Shëndetësisë e Gazës ka bërë të ditur se 82 persona janë vrarë nga sulmet izraelite në 24 orët e fundit.
Në njoftim thuhet se gjatë kësaj periudhe janë plagosur edhe 234 persona, shkruan CNN, transmeton Klankosova.tv.
Kjo ministri tutje bëri të ditur se numri total i të vrarëve që nga 7 tetori ka shkuar në 35 mijë e 173, ndërkaq i të plagosurve në 79 mijë e 61.