Nga përmbytjet që sollën reshjet e mëdha të shiut në Afganistan, qindra njerëz kanë humbur jetën e shumë të tjerë janë zhdukur, lajmi është konfirmuar nga zyrtar taliban pa dhënë shifrat të sakta.
Provinca Baghlan ishte më e goditura të premten, me zyrtarët që raportuan fillimisht se së paku 50 njerëz humbën jetën dhe se shumë prona u shkatërruan në qarqe të shumta.
Qeveria ka urdhëruar grumbullimin e të gjitha resurseve për shpëtimin e njerëzve, transportimin e të lënduarve dhe nxjerrjen e trupave të viktimave. Sipas të dhënave, rreth 2.000 shtëpi, tre xhami, dhe katër shkolla u dëmtuan.
Ndërsa edhe SHBA është goditur nga moti I keq. Të paktën një person humbi jetën si pasojë e stuhisë në shtetin amerikan të Floridës ndërsa guvernatori Ron Desantis shpalli gjendjen e jashtëzakonshme për 12 qarqe në pjesën veriore të shtetit të prekur nga stuhia.
Një grua humbi jetën pas rrëzimit të një pemë në shtëpinë e saj, duke çuar në pesë numrin e personave që kanë humbur jetën nga moti i keq në SHBA, gjatë javës.
Rreth 140,000 njerëz mbetën pa energji elektrike në Florida dhe rreth 200,000 shtëpi dhe biznese të tjera gjithashtu mbetën pa energji nga Misisipi në Karolinën e Veriut.
Ndërsa numri i të vdekurve nga shirat në shtetin më jugor të Brazilit, u rrit në 56 persona. Kështu bënë të ditur autoritetet lokale, ndërsa dhjetëra persona të tjerë ende nuk janë gjetur.