AC Milan ka shënuar fitore të thellë 5:1 ndaj Cagliarit, në kuadër të javës së 36-të në Serie A.
Festivali i golave nisi në minutën e 36-të kur Bennacer shënoi.
Me epërsi minimale Milan e mbylli pjesën e parë.
Christian Pulisic e dyfishoi epërsinë e vendasve në minutën e 59-të, para se Nandez të ngushtoi epërsinë katër minuta më vonë.
Reijnders, Leao dhe Pulisic shënuan golat në vazhdim për epilogun e këtij ballafaqimi, Milan 5, Cagliari 1.
Në këtë ndeshje, lojtarët veshën fanellat me mbiemrat e nënave të tyre, për të shënuar Ditën e Nënës.
Më parë në Itali fëmijës i vihej automatikisht mbiemri i babait. Që nga qershori 2022, të dy prindërit kanë të drejtë të zgjedhin mbiemrin e fëmijëve të tyre.
Me këtë fitore, kuqezinjtë shkojnë në kuotën e 74 pikëve në vendin e dytë.
Në anën tjetër, Cagliari mbetet i 15-ti me 33 pikë të grumbulluara.