Mexhiti tha se sërish do ta zgjedhte Zaevin për koalicion, reagon Gruevski: Për mua është kompliment

Ish-kryeministri Nikolla Gruevski ka komentuar deklaratën e kreut të LD-së, Izet Mexhiti, i cili në Click Plus në TV21 tha se krenohet me zgjedhjen që ka bërë në vitin 2016, dhe se nëse do t’i jepej mundësia, sërish do ta zgjedhte Zoran Zaevin për koalicion para Gruevskit. Ish-kryetari i VMRO-së në Facebook shkruan se kjo paraqet kompliment.

“Nuk kam fare dyshim që Mexhiti do të bënte sërish koalicion me Zaevin, nëse do të kishte mundësi. Gjithmonë do të gjejë një arsye të mirë për këtë. Nuk e di se ku e ka pasur nevojën për të demonstruar një mosrespekt të tillë ndaj anëtarëve të VMRO-DPMNE-së në këtë moment. Është zgjedhje e tij dhe është kompliment për mua që Mexhiti zgjedh Zaev.
Është mirë që në këto zgjedhje qytetarët treguan se çfarë mendojnë për politikat e Zaevit dhe atyre që e mbështesin”, shkroi Gruevski.