Kryetari i PDSH në Maqedoninë e Veriut, Menduh Thaçi duke folur në Emisionin “Opinion” për rundin e dytë të zgjedhjeve presidenciale në RMV ka thënë se partia që pretendon të qeverisë vendin nëse nuk bën koalicion me shqiptarët rrezikon moszgjedhjen e Presidentit.
“Ka një çështje që karakterizon zgjedhjen e Presidentit pasi duhet që në balotazh të dalin të votojnë 40% e qytetarëve, por kjo është e pamundur pa pjesëmarrjen masive dhe të shqiptarëve. Fjalori politika, programi që ka përdorur opozita për mos të thënë ndonjë fjalë të rëndë është tërësisht nacionalist (kundër shqiptarëve) dhe 49% është dalja në Maqedoni në raundin e parë dhe në atë 49% kemi 25% shqiptarë dhe partia që pretendon të qeverisë vendin nëse me Shqiptarët nuk bën ndonjë marrëveshje ata shkojnë drejt rrezikimit të moszgjedhjes se Presidentit” ka theksuar Thaçi.