Mbi 100% rritje e denoncimit të diskriminimit! Orientimi seksual dhe përkatësia etnike mes paraqitjeve më të shpeshta
Komisioni për parandalim dhe mbrojtje nga diskriminimi ka shënuar rritje të dyfishtë të numrit të denoncimeve krahasuar me vitin e kaluar, tregon Raporti vjetor për punën e Komisionit për vitin 2023, përcjell TV21. Orientimi seksual, identiteti gjinor, përkatësia etnike dhe nacionale, si dhe bindja politike mbeten baza më e shpeshtë për raportim për diskriminim. Kryetari i Komisionit, Igor Jadrovski, theksoi se, edhe pse ka rritje të paraqitjeve, ku qytetarët kërkojnë mbrojtjen e të drejtave të tyre, shkalla kompetencave të Komisionit është e ulët.
“Këtë vit Komisioni ka punuar në 523 ankesa, që është më shumë se 100 për qind rritje krahasuar me vitin paraprak, që ndoshta tregon se Komisioni po vjen në pah, se qytetarët janë më të informuar se ku mund ta paraqesin diskriminimin dhe se institucioni mund të fitojë edhe më shumë besim. Vërehet një trend i identifikimit të të njëjtave fusha të diskriminimit vitin e kaluar, kështu që media, informimi publik, puna, marrëdhëniet e punës, arsimi dhe qasja në të mirat dhe shërbime, në vitin 2023, ashtu si në vitin 2022, mbeten fushat më të zakonshme në të cilat raportohet diskriminimi”, pohoi Igor Jadrovski, kryetar i KPMD-së.