Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar në Shqipëri, në bashkëpunim me autoritetet gjermane, kanë organizuar një operacion kundër krimeve kompjuterike.
Hetimi ka filluar në dhjetor 2023, pasi policia gjermane ka parandaluar një tentativë mashtrimi me dëm të mundshëm prej mbi 100,000 Euro, përmes një punonjësi të vëmendshëm të bankës.
Nga numrat e telefonit të grupit të strukturuar kriminal, ka rezultuar në mbi dhjetë mijë raste të mashtrimit, me dëme në mbi 10 milionë Euro.
Në kuadër të këtij operacioni është kryer kontrolli i ambienteve ku dyshohej se kryhej aktiviteti i qendrave të thirrjes, dhe banesës së personit që dyshohet si drejtues i këtij aktiviteti në Tiranë.
Si rezultat i këtij operacioni ndërkombëtar dhe kontrolleve, u arrit të sekuestrohen: 6 njësi kompjuterike Laptop; 1 njësi kompjuterike PC; 11 aparate telefoni celularë; 2 monitorë kompjuteri; 1 USB; 1 pajisje monitorimi kamera sigurie; 10 110 Euro; 3 Automjete; 2 ora të markës “Ademars Piguet”; dokumente të ndryshme me të dhëna të viktimave dhe të funksionimit të këtij aktiviteti të kundërligjshëm; sasi lënde narkotike.