Maqedonia e Veriut U-18 humb minimalisht prej Malit të Zi U-18, në skenë prap Hisar Ali me super dygolëshin e tij
Maqedonia e Veriut U-18 e drejtuar nga Erhan Selimi ka zhvilluar përballjen e dytë miqësore kundër vendasve të të Malit të Zi në Podgoricë shkruan Tetovasot.
Menjëherë është vërejtur dora e strategut nga Tetova që ka zhvilluar dy përballje të shkëlqyera duke testuar shumë prej futbollistëve të ftuar.Në sfidën e parë dy kombëtaret u ndanë në barazim ndërsa në të dytën Mali i Zi fitoi 3:2.
Tre gola sa shënoi Maqedonia e Veriut U-18 ishin të gjithë nën regjinë e supertalentit nga Tetova Hisar Ali.Një gol në sfidën e parë dhe dy në të dytën e bëjnë atë golashënuesin kryesorë të kësaj gjenerate dhe një futbollist që tashmë është i gatshëm për arena të mëdha.Ai akoma nuk ka 17 vjet dhe po bën mrekullinë
Ndeshja u zhvillua sot në orën 11:00 ndërsa selektori Erhan Selimi ka testuar shumë prej lojtarëve të rinj duke mos qenë primare rezultati në këtë përballje. TS