Përfaqësuesja e Maqedonisë së Veriut në muajin qershor do të luaj dy ndeshje kontrolluese ndaj Kroacisë dhe Çekisë.
Për këto dy sfida, seleksionuesi Bllagoja Milevski mesditën e kësaj të mërkure ka bërë të ditur listën me futbollist.
Në listën e Milevskit nuk ka ndryshime dhe janë të ftuar 27 lojtarë, në mesin e tyre gjashtë shqiptar standart si Enis Bardhi, Ezgjan Alioski, Visar Musliu, Agon Elezi, Lirim Qamili si dhe është rikthyer edhe Isnik Alimi që mungoi në grumbullimin e fundit për shkak të dëmtimit.
“Në përfaqësuesen e Maqedonisë janë futbollistë të cilët kanë konfirmuar se mund të garojnë me skuadrat më të forta evropiane. Ne u qëndrojmë besnikë lojtarëve që zhvilluan ndeshje të shkëlqyera në pjesën e dytë të eliminatoreve të Kampionatit Evropian, veçanërisht ndaj favoritëve të mëdhenj, Anglisë dhe Italisë. Dy ndeshjet kontrolluese, kundër Kroacisë në Rijekë dhe kundër Çekisë në Hradec Kralove janë shumë të rëndësishme për ne, në përgatitjet për sfidat e shtatorit, me theks të veçantë në forcimin e atmosferës së mirë dhe bashkimit”, ka thënë Milevski.
Grumbullimi i reprezentuesve të Maqedonisë është përcaktuar për 27 maj në ora 12:00 në hotelin Hilton në Shkup.
Maqedonia ndeshjen me Kroacinë e luan me 3 qershor në Rijeka, përderisa atë me Çekinë me 10 qershor.