Maqedonci, homologut polak: Grupet terroriste serbe po mbështeten nga strukturat e sigurisë të shtetit të Serbisë
Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, ka bërë të ditur se është takuar me homologun e tij polak, Władysław Kosiniak- Kamysz, në margjinat e Forumit Defense24.
Ai, me anë të një postimi në rrjetin social Facebook, ka deklaruar se Kamysz e ka informuar rreth situatës së sigurisë në vend dhe rajon.
“Gjersa shpreha dhe shqetësimin tim për militarizimin e Serbisë dhe 48 bazat e ushtrisë dhe gjandarmërisë serbe të vendosura përgjatë vijës kufitare me Kosovën, e gjithashtu dyshimin e bazuar me rastin e sulmit në Banjskë që grupet terroriste po mbështeten nga strukturat e sigurisë të shtetit të Serbisë me qëllim për të shkaktuar destabilizimin e Kosovës dhe Ballkanit në përgjithësi”.
“Duke qenë të vetëdijshëm se lufta në Ukrainë kërcënon sigurinë e përgjithshme të Evropës, theksova që Kosova do të vazhdoj të ofroj mbështetjen e pakursyer për Ukrainën brenda kapaciteteve tona shtetërore”, ka thënë Maqedonci.
Ndër tjera, ai shtoi se janë dakorduar që është tejet e rëndësishme të vendosin bashkëpunim në fushën e mbrojtjes ndërmjet Kosovës dhe Polonisë.