Liga e parë: Sot zhvillohet java e 30 e kampionatit, me gjashtë ndeshje të zjarrta

Sot me fillim në orën 16:00, në program janë gjashtë ndeshjet e javës së 30 në Ligën e parë të futbollit vendor, Sfidat më tërheqëse të ditës së sotme pa dyshim se janë takimet në Kavadar, Gostivar, Tetovë , Gjorçe dhe në Shtip.

Takimi në Kavadar mes Tikveshit dhe Struga Trim Lum është përballje kyçe për ekipin mysafir, kampionin në fuqi sidomos pas zhgënjimit të dielën kundër Sileksit, ku me të madhe kanë vënë në pikëpyetje mbrojtjen e titullit. Andaj dështimi eventual në Kavadar do të sjell dridhje të madhe në ekipin e strugan. Golashënuesi më mirë historinë e futbollit të Maqedonisë , Besart Ibraimi I cili deri tani ka të shënuara 199 gola në karrierë dhe 12 gola këtë kampionat shpreson të vazhdojë me këtë ritëm, duke e ndihmuar kampionët në arritjen e objektivit përfundimtarë. “Tikveshi ka treguar që është një kundërshtarë shumë i mirë, por qëllimi ynë final janë 3 pikët. Premtoj se do të japim më të mirën nga vetja në këtë ndeshje në çdo aspekt, më qëllim që të rikthehemi më të fuqishëm pas asaj disfate të papritur në fundjavë kundër Sileksit”, ka thënë Besart Ibraimi.

Në stadiumin e Gostivarit gjithashtu zhvillohet një përballje tepër interesante mes KF Gostivari dhe FC Shkupit. Kjo sfidë rëndësi të veçantë ka për çairasit të cilët me fitore do të mbeten pretendent kryesor pë titull kampion, ndërsa me humbje do përfitonin kundërshtarët.

Hero i ndeshjes së fundit, ishte ganezi Emannuel Avornyo, i cili shënoi dy herë, që ishin golat e përmbysjes për fitore. Futbollisti 22 vjeçar ka thënë se kundër, Gostivarit duhet luftuar me gjithë potencialin, për të arritur qëllimin, për tu shpallur kampion.

“Në ndeshjen ndaj Gostivarit shkojmë për të dhënë maksimumin tonë për të rrëmbyer tri pikët, ndërsa atmosfera në klub është e mrekullueshme dhe padyshim që të gjithë duhet të presin edhe më shumë nga kjo skuadër. Edhe pse kemi luajtur të dielën, mendoj se nuk është koha për të pushuar, sepse qëllimi ynë është të bëhemi kampion dhe duhet të jemi në gatishmëri për të gjitha ndeshjet. Jemi gati të përballojmë presionin dhe do ta kapërcejmë këtë vetëm duke u bërë kampion”, ka thënë Avornyo.

Edhe skuadra e Shkëndijës ka mbetur në garë për të luftuar titullin kampion sidomos pas dështimit të Struga Trim Lum të dielën në terrenin vendas, por ama sërish kuqezinjtë duhet të shikojnë punën e tyre dhe të vazhdojnë rrugëtimin e sukseseve para tifozëve vendas ashtu siç ndodhi me Sileksin dhe Gostivarin, pra edhe sot duhet të japin më të mirën për të fituar kundër AP Brera. Futbollisti 21 vjeçar Fiton Ademi beson se kuqezinjtë do të vazhdojnë serinë e fitoreve edhe sot ndaj AP Brera duke u bazuar në atmosferën pozitive në ekip. “Pas fitores ndaj Gostivarit atmosfera në kampin tonë është shumë e mirë. Kemi bërë shumë gabime ne, mirëpo kanë gabuar edhe rivalët tonë dhe me fitoren e fundit kemi ardhë në situatë të jemi aty aty deri në ndeshjen e fundit dhe gara për titull është akoma e hapur.” Ka then futbollisti fiton Ademi

Në Gjorçe Petrov takohen dy skuadrat që luftojnë pë mbijetesë Makedonija Gj.P – Voska Sport, ku skuadra mysafire është në favor pas dy fitoreve t♪7 fundit kundër Vardarit dhe Bregallnicës.

Në Shtip përballen po ashtu dy skuadrat që luftojnë mbijetesën Bregallnioca kundër Vardarit, ndërsa një ndeshje më relaksuese do të zhvillohet në Kratov♪7, mes Sileksit dhe Rabotniçkit

Takohen: Bregallnica – Vardari, Gostivari – Shkupi, Makedonija Gj.P – Voska Sport, Shkëndija AP Brera, Sileksi – Rabotniçki , Tikveshi – Struga Trim Lum

Tabela: 1.Struga Trim Lum 58, 2.Shkupi 58, 3.Shkëndija 55, 4. Sileksi 41, 5. Tikveshi 39, 6. AP Brera 37, 7.Gostivari 37, 8. Rabotniçki 35, 9. Voska Sport 34, 10.Vardari 29, 11. Makedonija Gj.P 26, 12. Bregallnica 26 pikë