Liga e dytë: Teteksi në Tetovë sfidon kampionin ekipin Besa të Dobërdollit

Java e 28-të në Ligën e dytë që zhvillohet sot në ora 17:00, pritet vetëm të konfirmon titullin kampion të ekipit Besa të Dobërdollit, kualifikimin e Pelisterit  në elitën e futbollit dhe ekipi  që  do të  lufton kualifikim në elitë mes balotazhit, pra  Detonit Plaçkovica, ndërsa  lufta  më madhe   do të  zhvillohet   tek skuadrat që luftojnë mbijetesën

 Ndeshje më interesante në javën e 28-të  gjithsesi se është përballja mes Teteksit  që lufton mbijetesën dhe ekipi Besa që me fitore  krahas  kualifikimit në elitë  do të bëhej edhe matematikisht kampion në Ligën e dytë në sezonin 2024/2025.

Një tjetër ndeshje e rëndësishme zhvillohet në Kumanovë mes Bashkimit dhe  Pelisterit, ndeshje e  cila luhet për të kënaqur  publikun pasi  vendasit nuk kanë ngarkesë sa i përket mbijetesës,ndërsa Pelisteri pothuajse ka siguruar kualifikimin në elitë. Në Prilep, Pobeda kundër Arsimit  do të tenton të siguron pikët   vendimtare për mbijetesë.

 Si  do që të jetë në  gjitha  ndeshjet sotme pritet që ekipet të japin më të mirën e  tyre  pasi vetëm në këtë mënyrë do tëndikojnë në rritjen e cilësisë  dhe  kthimin e  publikut në tribunat e stadiumeve

Në  xhiron e  28-të, sot  në ora 16:00, takohen: Bashkimi – Pelisteri, Bellasica – Vardari (Neg), Kamenica Sasa – Kozhufi, Novaci – Karaormani, Ohri – Detonit Plaçkovica, Osogova – Skopje ., Pobeda – Arsimi dhe Teteksi – Besa

Tabela: 1.Besa 70 pikë, 2.Pelisteri 64, 3.Detonit Plaçkovica 55, 4.Arsimi 47, 5. Skopje 40, 6.Ohri 39,  7.Vardari (Neg) 38, 8.Bashkimi 38, 9.Bellasica 37, 10.Kozhufi 37, 11.Pobeda  28. 12.Novaci 28, 13.Teteksi 24, 14.Osogova 23, 15. Kamenica Sasa 20 , 16.Karaormani 15 pikë.