Liga e dytë: Ndeshje festive në Vrapçisht, takohen Besa Dobërdoll – Bashkimi, Izair Emini i thotë lamtumirë futbollit
Sot me fillim në ora 17:00 në program janë ndeshjet e javës së 29-të dhe të parafundit të sezonit 2023/2024 në Ligën e dytë të futbollit vendor. Tani më kur çdo gjë është bërë e njohur sa i përket ekipeve që luftonin për kualifikim në elitë dhe ekipi i tretë që do përballet në balotazh, e gjithë vëmendja është përqendruar te derbi i dy skuadrave shqiptare Besa e Dobërdollit dhe Bashkimi i Kumanovës ndeshje e cila pritet të ketë karakter festiv. E veçanta e këtij takim është se futbollisti 39 vjeçar Izair Emini do ti thotë lamtumirë futbollit aktiv dhe do ti varë këpucët në gozhdë. Megjithatë skuadra vendase përkundë faktit se ka siguruar titullin kampion ka për detyrë që në ndeshjen e fundit para tifozëve vendas të dëshmon se suksesi nuk ishte i rastit.
Ndeshje interesante do të zhvillohen edhe në stadiumin e Reçicës aty ku Arsimi është nikoqire e Osogovës e ekip e cila lufton mbijetesën, si dhe në stadiumin te Qendra sportive në Tetovë ku Teteksi përballjet me Ohrin që është ndeshje të jesh apo të mos jesh sa i përket vendasve
Të gjitha ndeshjet e xhiros së 29-të zhvillohen sot me fillim në ora 17:00.takohen: Arsimi – Osogova, Besa – Bashkimi, Skopje – Bellasica, Karaormani – Kamenica Sasa, Kozhufi – Detonit Plaçkovica, Pelisteri – Pobeda, Teteksi – Ohri, Vardar (Neg.) – Novaci
Tabela: 1.Besa 73 pikë, 2.Pelisteri 67, 3.Detonit Plaçkovica 55, 4.Arsimi 50, 5.Ohri 42. 6.Skopje 40, 7.Vardari (Neg) 39, 8. Bellasica 38. 9. Bashkimi 38, 10.Kozhufi 37, 11.Novaci 31. 12. Pobeda 28. 13.Osogova 26, 14.Teteksi 24, 15. Kamenica Sasa 23 , 16.Karaormani 15 pikë.