Kupa e RMV-së: Sot finalja e madhe Tikveshi – Voska Sport

Medin Bajrami: Do ta  japim më të mirën nga vetja jonë që të ngrem që të ngremë trofeun dhe të sigurojmë Evropë

Sot me fillim në orën 19:00, në arenën “Todor Proeski” në Shkup zhvillohet edicioni i 31-të finalja e kupës së Maqedonisë së Veriut në futboll mes ekipit të Tikveshit nga Kavadari dhe Voska Sport Ohrit.

Të dyja skuadrat përherë të parë luajnë finale të Kupës prandaj edhe futbollistët e të dyja skuadrave janë mjaft të motivuar që të dalin fitues i këtij ëtrofeu prestigjioz  që njëherit mundëson  edhe përfaqësimin e vendit në garat Europiane.

Skuadra e Vska  Sport si debutuese në elitën e futbollit vendor pasi siguroi  mbijetesë dhe gjendet në pjesën e epërme të tabelës sot pa asnjë ngarkesë  janë të motivuar për të shënuar  sukses  historik.  Njëri nga shtyllat e mbrojtjes së ekipit Voska Sport, qendër mbrojtsi Medin Bajrami deklaroi. “Është ndeshje  historike  per  skuadrën tonë për këtë jemi të vetëdijshëm  se suksesi  do të ishte  qershia mbi torte. Ajo që mund  të premtoj është  se do ta  japim më të mirën nga  vetja  jonë  që të ngrem  që të ngremë trofeun  dhe  të sigurojmë Evropë. Unë peronalisht   jam optimist se në Ohri do të ktheheme  me trofeun në duarët tona. Kërkoj përkrahjen dinjitoze të publikut tanë, nuk do ti zhgënjejmë”  tha Medin Bajrami

Historia tregon se në ndeshjet finale nuk ka favoritë dhe outsajder. Këto janë ato 90 apo 120 minuta, duke përfshirë goditjet e penalltive – seri në të cilat duhet të tregosh atë që di më së miri, nuk ka korrigjim, nuk ka përsëritje, nuk ka mundësi të dytë. Historia, ose më mirë thënë tradita, thotë se kur bëhet fjalë për ndeshjet finale në Kupën e Maqedonisë, në gjashtë takimet e fundit ose katër radhazi janë ekzekutuar penalti./tvklan.mk