Në disa udhëkryqe të bulevardeve të Shkupit po shihen kamera të vendosura në semaforë.
Këto kamera gjenden tek udhëkryqi i bulevardit “Partizanska”, afër kishës Shën Klimenti i Ohrit.
Poashtu kamera ka edhe te udhëkryqi afër qendrës “Mavrovasja”, ndërsa të tilla po vendosen edhe në Çair dhe lagje tjera. Me vendosjen e këtyre kamerave të sigurisë çdo shkelje të rendit në komunikacion që do të bëhet, kamerat do ta xhirojnë dhe do të shqiptohen dënime.
Në Click Plus të TV21 ministri i Punëve të Brendshme, Pançe Toshkovski, tha se këto kamera shumë shpejtë do të jenë në funksion dhe do implikohet modeli europian.
Ai tregon një shembull për respektimin e ligjit me një bisedë që ka pasur me një mjek, duke bërë krahasimin e vozitjes në vendin tonë dhe në Gjermani.
Kamerat e vendosura janë pjese e projektit “Safe City”, projekt i cili për momentin po përmirësohet. Kamera të tilla ka edhe në Kumanovë e Tetovë, ndërsa projekti pritet të zgjerohet edhe në qytetet e tjera të vendit.