Kryeministri Fico është qëlluar disa herë dhe tani po transportohet me helikopter për në qytetin e afërt të Banska Bystrica, raporton BBC.
Fico është qëlluar përballë një ndërtese në qendër të qytetit sllovak Handlova, ku ishte mbajtur një takim qeveritar.
Zuzana Čaputová, presidentja e Sllovakisë, ka dënuar sulmin ‘brutal’ ndaj kryeministrit, Robert Fico dhe tha se i uron atij shërim, raportoi Reuters.