Katër fëmijë në mesin e shtatë të plagosurve nga bombardimet ruse në Kharkiv të Ukrainës

Shtatë persona janë plagosur nga bombardimet ruse në Kharkivin lindor, sipas guvernatorit të rajonit, Oleg Synegubov.

Synegubov tha se mes të plagosurve ishin edhe katër fëmijë, vajzë tetëvjeçare dhe tre djem, dy të moshës 14 dhe tjetri 15 vjeç, shkruan Sky News.

“Dy nga djemtë janë në gjendje të rëndë, djali tjëtër dhe vajza janë në gjendje stabile”, është shprehur tutje ai.