Juventusi, fitues i Kupës së Italisë

Juventusi është fitues i Kupës së Italisë për edicionin 2023/24.

“Zonja e Vjetër” triumfoi në finalen e madhe ndaj Atalantas.

Dueli i zhvilluar në “Stadio Olimpico” u mbyll me rezultatin minimal, 0:1.

Juventusi arriti të kalonte në epërsi në minutën e katërt të ndeshjes me golin e Dusan Vlahovic.

Me epërsi minimale u mbyll pjesa e parë e ballafaqimit.

Vlahovic shënoi edhe njëherë në minutën e 73-të, por goli u anulua nga VAR për shkak të pozicionit jashtë loje.

Deri në fund, Atalanta tentoi të shënonte golin e barazimit, megjithatë nuk ia doli dot.

Kësisoj, Juventusi i gëzohet triumfit në Kupën e Italisë, kurse, Atalantas i mbetet edhe një finale, ajo e Ligës së Evropës ndaj Bayer Leverkusenit.